Rooney ka një këshillë për Jadon Sanchon

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka dhënë një këshillë për yllin e Dortmund, Jadon Sancho.

Sport

07/07/2019 09:59

Paraqitjet e mira të talentit anglez kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të kthejnë vëmendjen kah ai, por Rooney ka disa këshilla për lojtarin.

‘Wazza’ beson se Sancho duhet të vazhdojë karrierën e tij tek Dortmund dhe të mos ngutet me transferimin.

“Dortmund është skuadër e madhe me tifozë të shkëlqyer. Ata u besojnë lojtarëve të rinj dhe kjo mund të shihet tek Sancho dhe progresi që ai pati në 12 muajt e fundit” ka thënë Rooney për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

“Tani, Jadon duhet të pyes vetën nëse ai duhet të ketë minuta tek Dortmund, apo të ulet në stolin e ndonjë skuadre tjetër” ka shtuar tutje ish reprezentuesi anglez.

“Minutazhi është gjëja më e rëndësishme për një lojtar të ri si Jadon, kështu që ai ka minuta tek Dortmund, dhe ai duhet të qëndrojë aty” ka thënë ndër të tjerash Rooney.

Kujtojmë se Sancho ishte pjesë e Manchester City para se të kalonte tek Borussia Dortmund. /Lajmi.net/