Rooney i vërtetë

Sir Alex Ferguson është i lumtur që Wayne Rooney ka rikthyer formën e mirë dhe lavdëroi paraqitjen e sulmuesit të Manchester Unitedit kundër Bayer Leverkusenit. E ardhmja e Rooneyt në United ishte vënë në dyshim pasi Ferguson njoftoi se 27-vjeçari kishte kërkuar të largohet nga klubi, pak para përfundimit të sezonit të shkuar. Edhe pse…

Sport

20/09/2013 09:51

Sir Alex Ferguson është i lumtur që Wayne Rooney ka rikthyer formën e mirë dhe lavdëroi paraqitjen e sulmuesit të Manchester Unitedit kundër Bayer Leverkusenit.

E ardhmja e Rooneyt në United ishte vënë në dyshim pasi Ferguson njoftoi se 27-vjeçari kishte kërkuar të largohet nga klubi, pak para përfundimit të sezonit të shkuar.

Edhe pse Ferguson është pensionuar si menaxher, prezenca e tij në Old Trafford si drejtor thuhej se kishte vënë dyshime të tjera rreth qëndrimit afatgjatë të Rooneyt.

Ai ishte objektiv i Chelseas gjatë afatit kalimtar të verës, por qëndroi në United dhe ka bërë disa paraqitje fantastike në edicionin e ri përfshirë atë kur realizoi dy gola kundër Leverkusenit në Ligën e Kampionëve të martën.

“Wayne ishte fantastik. Jam i lumtur që e pash. Ai ka rikthyer energjinë, qëllimin për të sulmuar. Si drejtor jam i lumtur që e shoh ashtu siç e kujtoj”, deklaroi Ferguson për MUTV.