Rooney i trishtuar nga humbja
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney thotë se humbja 3:0 në shtëpi nga Liverpooli është njëra prej ditëve më të këqija që i ka përjetuar në karrierën e tij. Ekipi i Davis Moyesit mbeti prapa Reds pasi Steven Gerrard realizoi dy gola nga penalltia, kurse një tjetër e shtoi Luis Suarez. Kjo e ka frustruar…

Sport
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney thotë se humbja 3:0 në shtëpi nga Liverpooli është njëra prej ditëve më të këqija që i ka përjetuar në karrierën e tij.
Ekipi i Davis Moyesit mbeti prapa Reds pasi Steven Gerrard realizoi dy gola nga penalltia, kurse një tjetër e shtoi Luis Suarez.
Kjo e ka frustruar Rooneyn, i cili nuk kishte përjetuar humbje më të dhimbshme ndonjëherë në futboll.
“Është një natë e tmerrshme. Është njëra prej ditëve më të këqija që i kam pasur ndonjëherë në futboll”, ka thënë ylli anglez për televizionin e klubit, MUTV.
Sigurisht, kjo ishte njëra prej humbjeve më të thella të Unitedit në përballje me rivalin kryesor, Liverpool.