Rooney i frikësohet Suarezit

Wayne Rooney thotë se prioritet i Manchester Unitedit në duel me Liverpoolin të dielën duhet të jetë ndalja e Luis Suarezit. Sulmuesi uruguaian ka shënuar 24 gola për ekipin e menaxherit Brendan Rodgers deri më tani gjatë këtij sezoni dhe partneriteti i tij me Daniel Sturridge është një prej arsyeje kryesore që Reds janë shfaqur…

Sport

15/03/2014 12:48

Wayne Rooney thotë se prioritet i Manchester Unitedit në duel me Liverpoolin të dielën duhet të jetë ndalja e Luis Suarezit.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar 24 gola për ekipin e menaxherit Brendan Rodgers deri më tani gjatë këtij sezoni dhe partneriteti i tij me Daniel Sturridge është një prej arsyeje kryesore që Reds janë shfaqur si konkurrent për titull në Premierligë.

Liverpool është në pozitën e dytë në tabelë, 10 ndeshje para fundit dhe viziton Old Traffordin të dielën me 11 pikë avantazh ndaj rivalit të përhershëm.

Dhe, Rooney e di se mbrojtja e Unitedit duhet të jetë në nivelin e duhur për të neutralizuar rrezikun e Suarezit dhe Sturridge.

“Suarez, për mua, është në nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si një prej futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Rooney për MUTV.

“Ai ka shfaqur formë aq të mirë, dhe së bashku me Sturridgen kanë shkëlqyer gjatë këtij sezoni. Ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që t’i ndalim ata të dielën”.