Rooney-Gerrard, kualifikojnë Anglinë
Wayne Rooney dhe Steven Gerrard shënuan për Anglinë në fitoren 2-0 ndaj Polonisë që ua siguroi kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Kampionatin botëror 2014, nga pozita e parë në Grupin H. Rooney e kaloi Anglinë në epërsi me golin e tij me kokë në minutën e 41-të. Kurse, kapiteni Gerrard e vulosi fitoren dhe kualifikimin…

Sport
Wayne Rooney dhe Steven Gerrard shënuan për Anglinë në fitoren 2-0 ndaj Polonisë që ua siguroi kualifikimin e drejtpërdrejtë për në Kampionatin botëror 2014, nga pozita e parë në Grupin H.
Rooney e kaloi Anglinë në epërsi me golin e tij me kokë në minutën e 41-të. Kurse, kapiteni Gerrard e vulosi fitoren dhe kualifikimin për në garën e vitit të ardhshëm në Brazil me golin e tij dy minuta para fundit.
Në play-off përfundoi Ukraina, me 21 pikë, një më pak se Anglia, pas fitores së thellë 8-0 ndaj San Marinos.
Fitore me rezultat të thellë – dhe shumë befasues – realizoi edhe Moldavia që mundi në udhëtim Malin e Zi 5-2.