Rooney e shpëton Moyesin

Wayne Rooney e udhëhoqi Manchester Unitedin drejt fitores 3:1 ndaj Aston Villas dhe e shpëtoi menaxherin David Moyes nga kritikat e tifozëve në Old Trafford. Dueli nisi keq për vendasit pasi Ashley Westwood e kaloi Aston Villan në epërsi në minutën e 13-të. Por, vetëm shtatë minuta më vonë, Rooney e barazoi rezultatin. Kurse, pak…

Sport

29/03/2014 14:43

Wayne Rooney e udhëhoqi Manchester Unitedin drejt fitores 3:1 ndaj Aston Villas dhe e shpëtoi menaxherin David Moyes nga kritikat e tifozëve në Old Trafford.

Dueli nisi keq për vendasit pasi Ashley Westwood e kaloi Aston Villan në epërsi në minutën e 13-të. Por, vetëm shtatë minuta më vonë, Rooney e barazoi rezultatin.

Kurse, pak para përfundimit të pjesës së parë ylli anglez realizoi nga penalltia duke përmbysur rezultatin në favor të Unitedit. Përforcimi i ri Juan Mata shënoi golin e tij të parë si futbollist i Unitedit duke e dyfishuar avantazhin e vendasve në minutën e 57-të.

Krejt në fund, Adnan Januzaj – aktivizuar në lojë në minutën e 68-të në vend të Shinji Kagawas – depërtoi në mbrojtjen e Villas duke shërbyer Javier Hernandezin që vendosi rezultatin përfundimtar. United është i shtati me 54 pikë.