Rooney, dhuruesi i spermës me 55 fëmijë

Një dhurues i spermës me emrin Declan Rooney thotë se 32 gra janë duke pritur fëmijët e tij dhe 15 të tjera janë gati për t’i bërë testet e shtatzënisë për të kuptuar nëse kanë mbetur shtatzënë.

Fun

22/02/2015 16:15

The Mail e zbuloi sot këtë dhurues të spermës që për shumë ishte një person anonim. Declan Rooney, 42 vjeçar, thotë se ai është ‘dhuruesi më i suksesshëm i spermës në Britani’ dhe thotë se ai u ka dhuruar spermë shumë grave të cilat tashmë i kanë lindur fëmijët.

Ai gjithashtu ka gjashtë fëmijë të lindur në mënyrë natyrale me tre gra të ndryshme – duke lënë të kuptohet që ai ka potencialin që të bëhet babai i 55 fëmijëve, transmeton Lajmi.net.

Web-dizajnuesi ka një webfaqe të cilën e përdorë dhe e reklamon vetën e tij në Facebook tek gratë beqare, lesbiket dhe çiftet të cilat janë të pashpresë për bërjen e një fëmije.

Ekspertët e shëndetësisë janë të frikësuar se ky njeri ka tejkaluar numrin e kufizuar të dhurimeve të spermës dhe se fëmijët që do të lindin si rezultat i spermës së tij jetojnë afër njëri-tjetrit – që do të thotë se ata janë gjysmë-vëlla dhe gjysmë-motra – e të cilët mund të takohen në të ardhmen, të njoftohen, të bëjnë seks dhe të kenë fëmijë me njëri-tjetrin.

Dhurimi i spermës në Britani është bërë një dukuri në rritje, pasi që interneti po u ofron meshkujve dhe femrave mundësinë që të takohen në mënyrë anonime dhe të krijojnë familje – pa nevojën e ndonjë trajtimi privat të fertilitetit, transmeton Lajmi.net.

Një cikël i pllenimit artificial kushton rreth 1,000 euro dhe i ofrohet vetëm disa pacientëve.

Rooney e krijoi faqen e tij anonime në mars, duke u ofruar grave që t’i vizitojë ato në shtëpitë e tyre apo në ndonjë hotel afër Middlesbrough, për t’iu dhënë spermën e tij.