Ronela nuk ka të ndalur, shumë shpejt kënga e re (Foto/Video)

Pas një viti pauzë këngëtarja shqiptare ka mbledhur energji pozitive e cila po reflekton në projektet e saj.

ShowBiz

13/06/2016 14:49

2016-ta siç duket do të jetë viti i Ronela Hajatit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja që nga janari deri sot ka publikuar 3 këngë të reja, dy prej të cilave me klipe që rezultuan shumë të suksesshme.

Këtë sukses ajo e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram dhe ka paralajmëruar shumë shpejt projektin e ri veror.

Projekti i fundit ishte “Amini” i cili deri tani është klikuar mbi 3 milionë herë në Youtube./Lajmi.net.

YouTube player