Ronela Hajati poston imazhin nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Ronela Hajati ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

15/09/2021 19:26

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka qenë mjaft pasive vitin e kaluar sa i përket angazhimit në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka lansuar albumin e fundit “Rron” pak muaj më parë, i cili erdhi pasi Ronela kishte paralajmëruar projekte të reja për fansat e saj tash e sa kohë.

Ndërsa si duket ajo tashmë është duke sjellë diçka të re për fansat, pasi ka publikuar pamje nga prapaskenat e klipit të ri muzikor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Ronela sot ka ndarë një fotografi nga prapaskenat e klipit të ri muzikor, prej ku shfaqet e veshur me rroba të kuqe mjaft ekstravagante dhe flokët e rregulluara e të gjata deri tek këmbët e saja./Lajmi.net/