Ronela Hajati merr vëmendje me veshjen teksa pozon nga New York

Këngëtarja njihet për vizitat e saj të shpeshta në qytetin me drita.

ShowBiz

21/04/2021 18:16

Ronela Hajati së fundi ka vizituar New Yorku-n derisa sjelli edhe poza atraktive duke venë në pah figurën e  saj trupore, shkruan lajmi.net.

Ajo është aktive me postime në rrjete sociale duke ndarë momente të shumta nga jeta e saj profesionale dhe personale teksa sot ka postuar imazhe nga New York-u.

E veshur me një veshje shumëngjyrëshe, artistja shqiptare ka publikuar fotografi nga qendra e qytetit.

‘Humbja jote’, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive teksa mori pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet.

Theksojmë se, së fundi Ronela ka publikuar albumin e saj ‘Rron’./Lajmi.net/