Ronela Hajati me skena të ‘nxehta’ në klipin e ri

Ronela Hajati dje ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

ShowBiz

19/03/2019 16:39

“Pa dashni”, titullohet kënga e re e Ronelës që siç ka bërë të ditur ajo do të publikohet shumë shpejtë, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, Hajati ka publikuar disa pamje të reja nga klipi i saj ku vjen shumë ‘hot’ dhe nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur.

Kënga e fundit e Ronelës “Do ta luj”, u komentua mjaft shumë nga publiku pasi kishte një videoklip unik.

E këtë herë presim të shohim se çfarë do na sjell. /Lajmi.net/