Ronela Hajati ka një dhuratë për fansat, por e zbulon në ditën e të dashuruarve

Ronela Hajati për ditën e të dashuruarve do sjellë diçka të re.

ShowBiz

19/01/2020 18:32

Ronela hajati ka vendosur që më 14 shkurt data e të dashuruarve, do publikojë projektin e saj të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja që vitin e kaluar solli një nga hitet e 2019-tës me këngën “Lage”, i ka vënë titullin ‘Gënjeshtar’ projektit që do lansohet më datë 14 shkurt.

Kënga është e punuar edhe me videoklip, dhe mbetet të shihet a do jetë një projekt më gjallërues siç jemi mësuar të shohim nga Ronela apo një balad për këtë datë të veçantë. /Lajmi.net/