Rondo mund të bëjë historinë sonte në NBA

Rajon Rondo është shumë afër që të bëjë historinë në NBA.

Sport

09/10/2020 23:21

Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics janë dy skuadrat me rivalitetin më të madh në NBA.

Anëtari tashmë i Lakers, dikur luante me Celtics ku edhe shpallej kampion i NBA.

Ai është një fitore larg që ta bëjë të njëjtën gjë edhe me LA Lakers. Krejt çfarë duhet është një fitore sonte, ndaj Miami Heat.

Me këtë fitore, Rondo do të bëhej lojtari i parë që fiton titullin e kampionit edhe me Celtics edhe me Lakers.

Lakers nuk janë shpallur kampionë që nga viti 2010 dhe tashmë janë vetëm një fitore larg.

Anthony Davis dhe LeBron James pritet të kryejnë punë qysh sonte, por përballë kanë një skuadër që nuk njeh fjalën dorëzim. /Lajmi.net/