Ronaldos i pëlqen presioni

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se i pëlqen presioni i të qenit lider për klubin dhe Kombëtaren e Portugalisë. 28-vjeçari ka realizuar total prej 27 golash për ekipin e Carlo Ancelottit këtë edicion dhe udhëhoqi Portugalinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 pas het-trikut në ndeshjen e dytë të barazhit ndaj…

Sport

28/12/2013 10:34

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se i pëlqen presioni i të qenit lider për klubin dhe Kombëtaren e Portugalisë.

28-vjeçari ka realizuar total prej 27 golash për ekipin e Carlo Ancelottit këtë edicion dhe udhëhoqi Portugalinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 pas het-trikut në ndeshjen e dytë të barazhit ndaj Suedisë.

Mirëpo, ish ylli i Manchester Unitedit thotë se i pëlqen që është pikë reference për të dyja skuadrat.

“Ju duhet të jeni krenar dhe të përqendroheni në atë që bëni. Nganjëherë më pëlqen të jetoj nën presion”, deklaroi Ronaldo derisa pranoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë nga Globe Soccer Awards në Dubai.

“Nuk do të jetë lehtë të realizoj të gjitha synimet e mija, e di se do të jetë e vështirë, por do të mundohem. Nëse nuk mundoheni, nuk do t’i arrini objektivat e juaja”, u shpreh ai.

Ronaldo shënoi total prej 69 golash për klubin dhe Kombëtaren, gjatë vitit 2013.