Ronaldos i del ‘problem’ me Vanesan (Foto)
Cristiano Ronaldo raportohet se ka filluar një lidhje të re më gazetaren, njëkohësisht modelen meksikane, Vanesa Huppenkothen. Por, ajo ka fotografi me fanellën e kundërshtarit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve, Schalke 04.

Sport
Vanesa Huppenkothen thuhet se është e dashura e re e Cristiano Ronaldos.
Ylli i Real Madridit më herët gjatë këtij viti konfirmoi ndarjen e tij nga bukuroshja ruse, Irina Shayk.
Kurse, tani qarkullojnë njoftime se ai është në lidhje me gazetaren, njëkohësisht modelen meksikane.
Por, Huppenkothen mund ta hidhërojë Ronaldon nëse ai e sheh fotografinë e saj me fanellën e Schalke 04, kundërshtar i Realit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.