Ronaldo zgjedh trajnerin e Juventus, mund të befasoheni

Pas ndarjes së rrugëve me Massimiliano Allegri, skuadra e Juventus është në kërkim të një trajneri të ri dhe duket se Cristiano Ronaldo ka gati emrin e duhur për stolin.

Sport

20/05/2019 21:24

Ylli portugez duket se dëshiron një ribashkim me Jose Mourinhon, trajner me të cilin kishte punuar tek Real Madrid.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Ronaldo po shtynë skuadrën drejt një marrëveshje me Jose Mourinho, transmeton lajmi.net.

Ronaldo dhe Mourinho ndajnë të njëjtin agjent, Jorge Mendes. Skuadra e Juves ka raporte të mira me agjentin dhe mund të arrijnë lehtë kontaktet.

Por, arsyeja pse Allegri ishte shkarkuar ishte pikërisht sepse kërkohej një lojë më sulmuese nga drejtuesit e skuadrës,dhe siç e dimë, këtë stil nuk e posedon Mourinho.

Emra të tjerë që po përmenden si mundësi zëvendësimi për Allegrin janë Maurizio Sarri dhe Simone Inzaghi. /Lajmi.net/