Ronaldo vështirë të ndalet

Javier Mascherano ka pranuar se Barcelona do ta ketë të vështirë të ndal Cristiano Ronaldon në duelin kundër Real Madridit të dielën. Reprezentuesi portugez ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni me 41 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat dhe Mascherano ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se nuk guxojnë t’i lejojnë hapësirë.…

Sport

21/03/2014 09:45

Javier Mascherano ka pranuar se Barcelona do ta ketë të vështirë të ndal Cristiano Ronaldon në duelin kundër Real Madridit të dielën.

Reprezentuesi portugez ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni me 41 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat dhe Mascherano ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se nuk guxojnë t’i lejojnë hapësirë.

“Cristiano është futbollist i jashtëzakonshëm i cili fitoi Topin e Artë pikërisht për këtë arsye. Ai mund të shënojë gola nga qfarëdo pozite”, deklaroi Mascherano për Goal.com.

“Ai ka shumë kualitete dhe na pret punë e vështirë në përballje me të. Do të jetë e vështirë ta ndalim dhe shpresoj të mos jetë në formën e tij më të mirë të dielën”.

“Do të mundohemi ta mbajmë në vëmendje të pandashme duke mos i lënë hapësirë, sepse është futbollist që mund t’ju ndëshkon nëse nuk i qëndroni pranë. Në fund, futbollistët si ai janë më të mirët në botë. Me Ronaldon, golat e tij shpeshherë janë rezultat i aftësive të tij në vend se gabime të mbrojtjes”.