Ronaldo vazhdon në Real

Cristiano Ronaldo ka vazhduar kontratën me Real Madridin, ka njoftuar gjiganti spanjoll nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit. Detajet e marrëveshjes së re do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp në Santiago Bernabeu, në ora 13:45. Në të do të paraqiten ylli portugez dhe presidenti i Realit, Florentino…

Sport

15/09/2013 09:45

Cristiano Ronaldo ka vazhduar kontratën me Real Madridin, ka njoftuar gjiganti spanjoll nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.

Detajet e marrëveshjes së re do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp në Santiago Bernabeu, në ora 13:45. Në të do të paraqiten ylli portugez dhe presidenti i Realit, Florentino Perez.

Ashtu siç raportoi e përditshmja sportive spanjolle AS, Perez kishte për qëllim arritjen e vazhdimit të kontratës me Ronaldon, para takimit të Asamblesë së Aksionarëve më 22 shtator.

Ronaldo spekulohej se mund të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni por me marrëveshjen e re vështirë se do të ndahet nga Los Blancos në të ardhmen e afërt.