Ronaldo ushtron penalltitë për Botëror (Video)

Në prag të angazhimeve në Kampionatin botëror për klube, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i ka ushtruar goditjet nga pika e bardhë.

Sport

16/12/2014 20:40

Cristiano Ronaldo dëshiron të jetë i gatshëm për gjithçka në angazhimin me Real Madridin në Kampionatin botëror për klube.

Dhe, para duelit të sotëm me Cruz Azul në kuadër të gjysmëfinales së garës, ylli portugez i ka ushtruar penalltitë në stërvitjen e fundit me Los Blancos.

Ronaldo me shokë dëshiron të përfundojë vitin me një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar epitetin e skuadrës kampione të botës.