Ronaldo u mburr me 750 golat e shënuara, legjenda e Realit i lë një koment epik

Cristiano Ronaldo shënoi golin e 750-të në karrierën e tij, për klubin dhe kombëtaren.

Sport

03/12/2020 13:45

Portugezi këtë shifër e arriti në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Dynamo Kyiv, duke kontribuar me një gol.

Pas këtij goli jubilar, Ronaldo bërë një postim në rrjetet sociale, duke ndarë shumë falënderime.

“750 gola, 750 momente të lumtura, 750 qeshje në fytyrat e tifozëve tanë”.

“Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar ta arrij këtë numër mahnitës, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më kanë bërë të punoj shumë e më shumë secilën ditë”, ka shkruar Ronaldo.

Ndaj këtij shkrimi të Ronaldos kanë reaguar disa ish bashkëlojtar.

“Vetëm 750? Ju mund të bëni më mirë”, thuhet në reagimin Casillas./Lajmi.net/