Ronaldo u largua nga stadiumi para se të përfundonte ndeshja

Cristiano Ronaldo u largua nga stadiumi i Juventusit përpara se të përfundonte ndeshja kundër Milanit, pasi dukej i irrituar pas zëvëndësimit të tij.

Sport

10/11/2019 23:22

‘Kuqezinjtë’ kishin shanset më të mira, por kur Paulo Dybala zëvendësoi Ronaldon në minutën e 55′, bëri ndryshimin dhe argjentinasi shënoi golin e fitores.

Ronaldo dukej i irrituar dukshëm nga vendimi, i tha diçka në portugalisht trajnerit Sarru dhe më passhkoi drejt e në tunel të stadiumit, përcjell lajmi.net.

Sky Sport Italia raporton se CR7 më pas u largua nga stadiumi përpara se ndeshja madje të përfundonte, për të qenë të saktë tre minuta para përfundimit të fitores së tyre 1-0.

Sarri ka thënë se Ronaldo është duke luftuar me një dëmtim të përsëritur të gjurit, gjë që po bën që ai të ndryshojë qëndrimin e tij dhe stilin e vrapimit, duke e kompensuar tej mase dhe duke bërë presion shtesë në muskujt e kofshës.

Ronaldo ishte zëvendësuar edhe kundër Lokomotiv Moskës në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/