Ronaldo u frikësua nga lëndimi
Cristiano Ronaldo thotë se u frikësua se mos i rikthehej lëndimi, në fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munichut, në gjysmëfinale te Ligës së Kampionëve. Megjithatë, portugezi insiston se është i gatshëm për ndeshjet e radhës.
Sport
Cristiano Ronaldo e ka pranuar se u frikësua të rikthehej, në fitoren e Real Madridit ndaj Bayern Munichut me rezultat 1:0, por insistoi se ishte i gatshëm për t’u rikthyetr në aksion në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Përfaqësuesi portugez nuk ka luajtur që nga fitorja 3:0 e ‘Los Blancos’ në shtëpi, në çerekfinale të këtij kompeticioni, duke munguar në tri ndeshjet pasuese.
“Kisha frikë, ishte ndeshja ime e parë pas tri javësh. Disa njerëz nuk dëshironin që unë të luaja, e disa të tjerë po. Ndihesha mirë dhe jam i gatshëm për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi fillimisht CR7 në konferencë për shtyp.
“1:0 është një rezultat i mirë. E kemi një avantazh të mirë dhe nëse shënojmë javën tjetër, do të jetë mjaft e vështirë për Bayernin të kualifikohet në finale”.
“Ndeshja e dytë do të jetë mjaft e ngjeshur. E kemi një avantazh të vogël, kështu që le ta shohim nëse kjo është e mjaftueshme”, përfundoi Ronaldo.