Ronaldo tregon se cili yll i Atleticos i tha që e urren shumë

Cristiano Ronaldo në një intervistë për ‘FranceFootball’ ka zbuluar një takim që ka pasur gjatë verës me Antoine Griezmann në Miami.

Sport

21/11/2016 18:17

Ky takim është bërë pas finales së Euro 2016, ku Ronaldo me Portugalinë mundi në finale Francën e Griezmannit.

Kjo ka bërë që ky i fundit, sigurisht me humor, t’i thotë Ronaldos që e urren.

“Është qesharake, sepse pas finales në pushime në Miami, e takova Antoine Griezmannin në një restorant. Ai erdhi për të më përshëndetur dhe më tha: “Cristiano, unë të urrej ty””, tregon Ronaldo derisa fliste për takimin me Griezmann, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.