Ronaldo thotë se Guardiola refuzoi Brazilin për të rinovuar me Manchester City
Ikona braziliane e futbollit, Ronaldo Nazario ka zbuluar se Brazili kanë tentuar nënshkrimin e marrëveshjes me Pep Guardiola. Brazili regjistroi edhe një kampanjë ta pasuksesshme në Kupën e Botës, duke bërë që Tite të humb besimin për stolin e ‘Seleçao’. Sipas ikonës së Brazilit, Ronaldo, kombëtarja braziliane ka pasur në plan nënshkrimin me trajnerin Pep…
Sport
Ikona braziliane e futbollit, Ronaldo Nazario ka zbuluar se Brazili kanë tentuar nënshkrimin e marrëveshjes me Pep Guardiola.
Brazili regjistroi edhe një kampanjë ta pasuksesshme në Kupën e Botës, duke bërë që Tite të humb besimin për stolin e ‘Seleçao’.
Sipas ikonës së Brazilit, Ronaldo, kombëtarja braziliane ka pasur në plan nënshkrimin me trajnerin Pep Guardiola, por ky i fundit kishte preferuar një rinovim kontrate me Man City.
“Kishte interesim për Guardiolan, ishte diskutuar me stafin e tij, por ai preferoi të rinovonte me Manchester City”, ka thënë Ronaldo, përcjell lajmi.net.
“Mund të jetë e vështirë për CBF të arrijnë marrëveshje, ai është një nga më të paguarit në botë”, shtoi tutje braziliani.
Ishte muaji nëntor kur ish-trajneri i Barcelonës vendosi të nënshkruante kontratë të re dyvjeçare me skuadrën e Manchester City dhe do të jetë në Angli deri në vitin 2025. /Lajmi.net/