Ronaldo të luaj si qendër-sulmues

Si duket Rafael Benitez pritet të bëj disa ndryshime në formacionin e Realit, ndërsa në këto ndryshime, pritet të futet edhe pozita e Ronaldos.

Sport

01/06/2015 22:14

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle AS, mësojmë se Benitez do t’ia ndërrojë vendin Ronaldos.

Ai më nuk do të luaj si sulmues i krahut, mirëpo pritet të luaj si sulmues i pastërt, apo më mirë të themi si qendër-sulmues.

Kjo pasi Ronaldo ka aftësi të mëdha për të shënuar gol, dhe është një lojtar i cili nuk humbet shumë raste. Ai është i mirë në kërcime me kokë, gjë e cila duhet për një qendër-sulmues.