Ronaldo shumë afër rikthimit te Man Utd

Cristiano Ronaldo është komentuar shumë ditëve të fundit për të ardhmen e tij.

Sport

27/08/2021 15:50

Ronaldo vendosi të largohet nga Juventusi pas një periudhe të suksesshme tre-vjeçare në Itali, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ishte lidhur ngushtë me një kalim te Man City, megjithatë ‘Citizens’ tani kanë hequr dorë nga mundësia e transferimit të tij.

Sipas mediave të ndryshme botërore, tani sulmuesi është gjithnjë e më afër rikthimit te Man Utd.

36-vjeçari ka kaluar periudhë të bukur në “Old Trafford” dhe duket se do të rikthehet sërish aty, për të kërkuar suksese të reja në karrierën e tij.

Thuhet se transferimi i portugezit te “Djajtë e Kuq” do të konfirmohet së shpejti. /Lajmi.net/