Ronaldo shpjegon arsyen e grindjes me lojtarin e Kores së Jugut

Cristiano Ronaldo shpjegoi grindjen me një lojtar të Koresë së Jugut teksa largohej nga fusha në humbjen 2-1 të Portugalisë të premten. Ronaldo u pa duke vënë gishtin te buzët teksa po dilte nga fusha, duke sqaruar se ishte për një lojtar kundërshtar dhe jo për trajnerin Fernando Santos. “Para zëvendësimit tim, një nga lojtarët…

Sport

03/12/2022 22:46

Cristiano Ronaldo shpjegoi grindjen me një lojtar të Koresë së Jugut teksa largohej nga fusha në humbjen 2-1 të Portugalisë të premten.

Ronaldo u pa duke vënë gishtin te buzët teksa po dilte nga fusha, duke sqaruar se ishte për një lojtar kundërshtar dhe jo për trajnerin Fernando Santos.

“Para zëvendësimit tim, një nga lojtarët e tyre më thoshte të largohesha shpejt”, tha Ronaldo. “I thashë hesht, nuk ka autoritet, nuk ka pse të thotë asgjë.

“Do ta shpejtoja ritmin nëse arbitri do ta thoshte këtë. Ai nuk duhet. Nuk ka polemika, kjo ndodhi në vapën e lojës.”

Ajo ndeshje u mbyll 2:1 në favor të koreanëve, ndërsa tutje kaluan Portugalia dhe Koreja e Jugut./Lajmi.net/