Ronaldo ‘shpëton’ tifozin shqiptar

Një letër nga Cristiano Ronaldo e shpëtoi tifozin shqiptar Roland Gjoka nga ndëshkimi nga Prokuroria e Floridës pas hyrjes së tij në fushë për të përqafuar yllin portugez gjatë duelit mes Real Madridit dhe Chelseas në turneut përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjoka, tifoz i gjigantit spanjoll dhe Ronaldos ia arriti qëllimit. Ai…

Sport

12/10/2013 15:00

Një letër nga Cristiano Ronaldo e shpëtoi tifozin shqiptar Roland Gjoka nga ndëshkimi nga Prokuroria e Floridës pas hyrjes së tij në fushë për të përqafuar yllin portugez gjatë duelit mes Real Madridit dhe Chelseas në turneut përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjoka, tifoz i gjigantit spanjoll dhe Ronaldos ia arriti qëllimit. Ai hyri në fushë për të përqafuar Ronaldon, mirëpo rasti përfundoi në Prokurorinë e Florifas. Megjithatë, ai i ka shpëtuar ndëshkimit pas ndihmës nga vet ylli portugez.

“I dashuri zotëri Mitchel”, shkruan në fillim të letrës së Ronaldos të publikuar nga National Post.

“Emri im është Cristiano Ronaldo, unë luaj futboll për Real Madridin. Isha duke luajtur në Sun Life Sadium muaj më parë kur një tifoz hyri në fushë. Emri i tij është Ronald Gjoka, student i ri i një kolegji. Ne u përqafuam, biseduam shkurt, derisa sigurimi nuk e përcolli atë jashtë fushës. Ai nuk ishte i dhunshëm në asnjë mënyrë. Po ashtu ai nuk i rezistoi sigurimit. E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e rregullave dhe ligjeve. Mirëpo, kërkoj nga ju dhe zyrtarët tuaj të rishqyrtoni vendimin dhe hiqni ngarkesat kriminale për këtë djalosh. Nëse keni ndonjë pyetje shtesë ju ftoj të më telefononi në çdo kohë. Sinqerisht, Cristiano Ronaldo”, ishte përmbajtja e plotë e letrës së Ronaldos që e shpëtoi Gjokën.