Ronaldo shpërthen në lot pasi sheh videon e babait të tij

Cristiano Ronaldo nuk u ka bërë ballë emocioneve kur i është treguar një video e babait të tij.

Sport

16/09/2019 09:54

Ronaldos i është treguar një video e babait të tij, Jose Dinis Aveiro, ku ai shihet teksa lavdëron të birin për të arriturat e tij dhe shprehet krenar me punën e lojtarit.

Videoja ishte xhiruar qysh para fillimit të Kampionatit Evropian 2004, dhe i është shfaqur Ronaldos në emisionin e Piers Morgan, për të bërë që lojtari të shpërthejë në lot, transmeton lajmi.net.

“Nuk e kam parë asnjëherë këtë video. E pabesueshme. Nuk i kam parë asnjëherë këto pamje. Ku i keni gjetur.. Duhet t’ua tregoj familjes sime” ka thënë Ronaldo, i përlotur.

https://twitter.com/GMB/status/1173466139302813698?s=20

“Nuk kam arritur ta njoh 100% babanë tim, pasi ai ishte person i dehur. Nuk kam biseduar kurrë me të. Ishte e vështirë të bëja bisedë normale me të” ka shtuar ndër të tjerash portugezi.

Babai i CR7 nuk ka përjetuar momentet më madhështore të birit të tij, si triumfet në Ligën e Kampionëve, Topat e Artë, Euro 2016 dhe suksese të tjera. Ai ndërroi jetë kur Ronaldo ishte 20 vjeç. /Lajmi.net/