Ronaldo shkruan historinë, Franca bën detyrën ndaj Andorrës

Cristiano Ronaldo ka shkruar historinë në fitoren 5-1 të Portugalisë ndaj Lituanisë.

Sport

10/09/2019 22:40

Sulmuesi i Juventusit ka qenë protagonist absolut me katër golat e shënuar teksa tani është kthyer në evropianin me më shumë gola në përfaqësuese. Ai ka regjistruar tripletën e 54 të karrierës së tij, një shifër e çmendur. Me këtë fitore portugezët qëndrojnë në vend të dytë, pesë pikë më pak se Ukraina e cila ka një ndeshje më shumë. Në grupin B, Serbia ka fituar 3-1 me Luksemburgun duke u ngjitur në vend të tretë.


Franca ka mposhtur 3-0 Andorrën falë golave të Coman, Lenglet dhe Ben Yedder. Me këtë fitore Franca zbret në vend të dytë pasi Turqia, e cila ka fituar 4-0 ndaj Moldavisë i ka parakaluar për shkak se i ka mundur në ndeshje direkte. Ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit A, ku bën pjesë Kosova, Republika Çeke ka fituar 3-0 ndaj Malit të Zi.