Ronaldo rrezikon Galatasarayn

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve për shkak të një tërheqje në kofshë. Reprezentuesi portugez u dëmtua gjatë pjesës së dytë të fitores 5:0 kundër Almerias të shtunën dhe iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën që konfirmuan lëndimin. Ende është e paqartë se sa do…

Sport

25/11/2013 11:30

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve për shkak të një tërheqje në kofshë.

Reprezentuesi portugez u dëmtua gjatë pjesës së dytë të fitores 5:0 kundër Almerias të shtunën dhe iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën që konfirmuan lëndimin.

Ende është e paqartë se sa do të mungojë 28-vjeçari por duket se ai nuk do të përfshihet në përballjen kundër kampionit të Turqisë të mërkurën.

Mungesa e Ronaldos, i cili ka realizuar 25 gola në 18 ndeshje për Realin këtë stinor është goditje e rëndë për ekipin, por Carlo Ancelotti ka në dispozicion një grup yjesh të tjerë, të gatshëm ta përfundojnë punën.

Realit i nevojitet vetëm edhe një pikë nga kjo përballje në mënyrë që ta sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të garës.