Ronaldo, portugezi më i mirë në histori
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë në histori të Portugalisë.

Sport
Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër mirënjohje të rëndësishme.
Pas triumfit në garë për Topin e Artë, ylli i Real Madridit është shpallur futbollisti më i mirë në histori të Portugalisë, duke mposhtur legjendat si Eusebio e Luis Figo, në përzgjedhjen e Federatës së Futbollit të Portugalisë (FPF).
Futbollisti i Los Blancos fitoi një tjetër çmim të rëndësishëm vetëm 48 orë pasi mposhti Lionel Messin dhe Manuel Neuerin në garë për epitetin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, çmim të cilin e rrëmbeu për herë të dytë të njëpasnjëshme dhe të tretën në karrierën e deritashme.