Ronaldo, pompa speciale
Cristiano Ronaldo përveç aftësive të tij të jashtëzakonisht si futbollist, shquhet edhe për trupin e atletit. Ylli i Real Madridit ka treguar një metodë të përgatitjes së tij.

Sport
Cristiano Ronaldo di të bëjë pompa edhe duke ngritur duart lartë, shumë më vështirë se ato të rëndomtat.
Këtë e ka treguar gjatë një seance stërvitore me Real Madridin. Ylli portugez shquhet për trupin muskulor dhe në formë të përkryer.
Ai me metodën e tij ka befasuar edhe disa prej bashkëlojtarëve, duke treguar se jo rastësisht konsiderohet si një prej sportistëve me trupin më të mirë në botë.