Ronaldo po stërvitet me program të ragbit
Cristiano Ronaldo ka ndryshuar mënyrën e stërvitjeve.

Sport
Ylli i Juventus, Ronaldo, ka befasuar së fundmi me ndryshimin e programit në stërvitjet e tij, duke shtuar detaje që nuk i takojnë futbollit.
Portugezi po përgatitet me programe të lojtarëve të ragbit, për të përfituar kështu në aspektin fizik, transmeton lajmi.net.
Pesë herë lojtari më i mirë në botë beson se këto stërvitje do t’i ndihmojnë atij të fitojë forcë dhe shpejtësi.
Por, kjo nuk është një ide krejtësisht e re, pasi kështu ka vepruar edhe sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, i cili përdor këtë metodë nga 19 shkurti.
Ai ka regjistruar sprint rekord në Ligue 1, duke kapur një shpejtësi prej 36.8 km/h. Ronaldo shpreson që të ketë efektet e njëjta dhe të ‘shpërthej’ në pjesën e fundit të sezonit. /Lajmi.net/