‘Ronaldo po i ruan golat për finalen’

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka ngacmuar kundërshtarët, duke thënë se superylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo është duke i ruajtur golat, për finalen e Kupës së Botës për Klube.

Sport

17/12/2014 11:23

Ancelotti ka thënë se Cristiano Ronaldo është duke i ruajtur golat për finalen, pasi nuk shënoi në gjysmëfinale ndaj Cruz Azulit.

“Ronaldo luajti shumë mirë, ai ka bërë një asistim. Ai është çdo herë shumë efektiv edhe kur nuk shënon”.

“Jam i bindur se ai po i ruan golat për finalen”, përfundoi Ancelotti deklaratën e tij të dhënë për të përditshmen spanjolle, AS.