Ronaldo përfiton nga Messi
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pranuar se rivaliteti me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi e bën futbollist më të mirë. Por, ai theksoi se ylli argjentinas nuk është futbollisti i vetëm qe e inspiron atë të paraqitet në nivel sa më të lartë. Reprezentuesi portugez fitoi Topin e Artë 2013 duke mposhtur Messin…

Sport
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pranuar se rivaliteti me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi e bën futbollist më të mirë.
Por, ai theksoi se ylli argjentinas nuk është futbollisti i vetëm qe e inspiron atë të paraqitet në nivel sa më të lartë. Reprezentuesi portugez fitoi Topin e Artë 2013 duke mposhtur Messin dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery për çmimin e futbollistit më të mirë në bvotë.
Por, ka bërë të qartë se paraqitja e futbollistëve të tjerë të mëdhenj e mban atë në nivel të detyrës. “Gara më ndihmon të bëhem futbollist gjithnjë e më i mirë, sigurisht. Por, jo vetëm gara me Messin”, deklaroi Ronaldo për France Football.
“Po ashtu, futbollistë të tjerë të nivelit të lartë si ata në Premierligë dhe ligat tjera: Luis Suarez, Andres Iniesta, Neymar, Gareth Bale, Diego Costa ose Radamel Falcao”, u shpreh ai.