Ronaldo nuk po ndalet me rekorde
Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë në 12 ndeshjet e fundit të Realit në La Liga në Santiago Bernabeu.

Sport
Santiago Bernabeu si duket është stadium ku Ronaldo e gjen qetësinë e tij dhe arrin të shënojë pothuajse në çdo ndeshje.
Me golin e shënuar kundër Atletico Madridit, portugezi ka arritur ta dërgojë në 12 numrin e ndeshjeve radhazi, në të cilat ka shënuar së paku nga një gol në Santiago Bernabeu.
Kjo gjë e vërteton më së miri, formën që është duke e kaluar Ronaldo me fanellën e Real Madridit, edhe pse skuadra e tij ka pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit në La Liga.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos do të jetë ajo kundër Baselit, e cila zhvillohet në Santiago Bernabeu të martën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.