Ronaldo nuk është në shitje
Drejtuesit e Real Madridit do t’i japin fund spekulimeve rreth largimit të Cristiano Ronaldos duke publikuar një komunikatë zyrtare që thekson se ylli portugez nuk është në shitje.

Sport
Afati kalimtar i verës është mbyllur por emri i Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë i shumëpërmendur rreth largimit të tij nga Real Madrid.
Ylli portugez ka shprehur publikisht dashurinë e tij për ish skuadrën, Manchester United, dhe pranoi se në të ardhmen do t’i pëlqente të rikthehej në Old Trafford.
Kjo ka bërë që të qarkullojnë spekulime të shumta rreth largimit të tij nga Santiago Bernabeu. Por, gjiganti spanjoll ka vendosur që të sqarojë gjithçka.
Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, Real Madrid së shpejti do të publikojë një komunikatë zyrtare për të theksuar se Ronaldo nuk është në shitje.