Ronaldo nuk e shikon Italinë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e përcjell Kampionatin italian të futbollit. Reprezentuesi portugez ka lavdëruar sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli, por pranuar se nuk ka njohuri për Serie A. “Nuk e njoh personalisht, dhe nuk më intereson se çka bënë jashtë fushës. Më duket futbollist i mirë, i aftë të lë gjurmë në…

Sport

07/02/2014 17:59

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk e përcjell Kampionatin italian të futbollit.

Reprezentuesi portugez ka lavdëruar sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli, por pranuar se nuk ka njohuri për Serie A.

“Nuk e njoh personalisht, dhe nuk më intereson se çka bënë jashtë fushës. Më duket futbollist i mirë, i aftë të lë gjurmë në Milan dhe Kombëtaren e Italisë. Po e dëshmon se ka talent. Nuk besoj se jeta e tij private është e rëndësishme, për mua ka rëndësi vetëm ajo që shfaq në fushë”, deklaroi Ronaldo.

“Kush është futbollisti im i preferuar në Itali? Jam i sinqertë, nuk e shikoj shumë Serie A, por në nivelin ndërkombëtar, Italia ka një skuadër mjaft kualitative. Azzurrët janë në mesin e më të mirëve në Evropë dhe në Botëror, ekip shumë i fortë. Nuk dua të zgjedh një futbollist, ekzistojnë shumë”, u shpreh ai.