Ronaldo nuk e meritoi Topin e Artë (Foto)

Skuadra gjysmë-profesioniste nga Segunda B në Spanjë, Leganes, nuk pajtohet me vendimin që Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Artë. 

Sport

13/01/2015 10:33

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë, duke u shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin e dytë të njëpasnjëshëm.

Mirëpo, ka të atillë që mendojnë se ai nuk e meritoi çmimin.

Sa do që tingëllon qesharake, skuadra nga Segunda B në Spanjë, Leganes nuk pajtohet me vendimin.

“Një gjë e pashpjegueshme, kësaj radhe nuk është dashur të ndodhte. Promovimi në Segunda nuk i mjaftoi ndonjërit prej futbollistëve tanë që të shpallet më i miri”, thuhet në një postim në profilin zyrtar të klubit në Twitter.