“Ronaldo nuk do të dënohet nga UEFA”

Pavel Nedved ka thënë se nuk i frikësohet asnjë dënimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga UEFA.

Sport

15/03/2019 13:32

Portugezi mund të jetë pjesë e komisionit disiplinor të UEFA-s për festën në fitoren 3:0 të Juventusit kundër Atletico Madrid.

Nedved, ka thënë se nuk pret dënim për Ronaldon, derisa ka komentuar edhe shortin e çerekfinales, ku Juventus takohet me Ajax.

“Unë nuk jam as i lumtur as i pakënaqur me shortin”, ka thënë Nedved, përcjell ‘lajmi.net’.

“Do të jenë dy ndeshje të bukura. Më pëlqeu shumë Ajax kundër Real Madridit, kështu që ne duhet të kemi kujdes”.

“Nuk i frikësohem ndonjë dënimi për Ronaldon. Ishte një gjest që qëndroi në fushë. Nuk besoj që do të ketë ndonjë dënim”./Lajmi.net/