Ronaldo, njeri i shkëlqyeshëm

Gareth Bale insiston se Cristiano Ronaldo është një person i shkëlqyeshëm, e jo siç mendojnë njerëzit, që e kanë keqkuptuar. Ylli uellsian thotë se CR7 e ka ndihmuar të ambientohet në Real Madrid.

Sport

15/05/2014 17:32

Gareth Bale thotë se bashkëlojtari i tij tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo është keqkuptuar, duke insistuar se përfaqësuesi portugëz është një person i shkëlqyeshëm jashtë fushës.

Bale iu bashkua Los Blancos për 100 milionë euro nga Tottenhami verën e kaluar, duke e thyer rekordin paraprak prej 94 milionë eurovë, që Reali ia kishte paguar Manchester Unitedit për CR7.

Uellsiani thotë se shokët e skuadrës kanë bërë gjithçka që ta bëjnë atë të ndihet i mirëseardhur në kryeqytetin spanjoll dhe e ka përshëndetur qëndrimin e jashtëzakonshëm të yjeve të Realit.

“Mendoj që, prej hapit të parë që e kam bërë në Real Madrid, Ronaldo ka qenë absolutisht i jashtëzakonshëm me mua. Ai më ka dhënë këshilla brenda dhe jashtë fushës, me çështjet që kanë të bëjnë me futbollin dhe më ka këshilluar ku të rri dhe çka të bëj”, deklaroi Bale për ‘BT Sport’.

“Ai është një djalë i mirë, të ndihmon, gjithmonë e do më të mirën për ekipin dhe është e qartë se njerëzit shkruajnë gjëra për të”.

“Mirëpo, njerëzit që e njohin atë, e dinë ekzakt se çka dëshiton ai dhe është një person i shkëlqyeshëm dhe një lojtar i madh, gjithashtu”, vazhdoi ai.

Bale iu bashkua Luka Modricit në Madrid, bashkëlojtarit të tij nga Tottenham, dhe uellsiani e prenon se duke e pasur yllin kroat në dhomat e zhveshjes, e ka ndihmuar atë të ambientohet në Santiago Bernabeu.