Ronaldo: Nëse më garantoni se Portugalia e fiton Kupën e Botës pa golat e mia, unë pranoj menjëherë

Cristiano Ronaldo është treguar altruist, të paktën deklarativisht, në prononcimin të dhënë në muajin nëntor në lidhje me kombëtaren e Portugalisë dhe suksesin e saj në Kupën e Botës. Ndonëse në ndeshjen e fundit nuk u inkuadrua nga minuta e parë, pesë here fituesi i “Topit të Artë” thotë se do të gëzohej me një…

Sport

07/12/2022 22:01

Cristiano Ronaldo është treguar altruist, të paktën deklarativisht, në prononcimin të dhënë në muajin nëntor në lidhje me kombëtaren e Portugalisë dhe suksesin e saj në Kupën e Botës.

Ndonëse në ndeshjen e fundit nuk u inkuadrua nga minuta e parë, pesë here fituesi i “Topit të Artë” thotë se do të gëzohej me një triumf të kombëtares së tij edhe nëse ai nuk shënon.

“Nëse më thoni se Portugalia e fiton Kupën e Botës dhe unë nuk shënoj, e pranoj menjëherë këtë pakt”, u shpreh ish-lojtari i Real Madridit.

Tash për tash Portugalia është në fazën çerekfinale dhe aty do të ndeshet me Marokun.

Në rast triumfi në Kupën e Botës, siç paralajmëroi më parë, lojtari do të tërhiqej nga kombëtarja. /Lajmi.net/