Ronaldo në top formë, goli i ri për Juventusin

Cristiano Ronaldo shfaq formë të mirë para fillimit të sezonit në Serie A.

Sport

15/08/2018 13:24

Cristiano Ronaldo vazhdon të shfaq formë të mirë në sulmin e Juventusit.

Në ndeshjet e fundit përgatitore për fillimin e sezonit të ri, sulmuesi i ardhur nga Real Madrid duket në gjendje të mirë fizike dhe mjaft efikas.

Pas golit në Villar Perosa, Ronaldo sot ka shënuar një gol tjetër në miqësoren me ekipin U-23 të Juventusit, përcjell “lajmi.net”.

Shikojeni golin nga Ronaldo i cili do të debutojë të shtunën në Serie A në duelin ndaj Chievos. /Lajmi.net/