Ronaldo në rrezik

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e goditi në fytyrë qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin në ndeshjen e së premtes. Portugezi rrezikon të pezullohet në bazë të provave televizive.

Sport

23/08/2014 17:41

Një pamje që mbeti pa u parë nga gjyqtarët. Mirëpo, veprimi i tij nuk i iku edhe kamerave televizive.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo qëlloi në fytyrë qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin në çastet e fundit të ndeshjes së kthimit të Superkupës së Spanjës.

Veprimi i tij kaloi pa u ndëshkuar nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, por nuk u vërejt as nga asistentët e tij.

Dhe, mediat spanjolle raportojnë se reprezentuesi portugez rrezikon të akuzohet për sjellje të dhunshme në bazë të xhirimeve televizive dhe në rast se do të shpallej fajtor, mund të pezullohet me disa ndeshje moslojë për Los Blancos.