Ronaldo në rolin e “aktorit”, tentoi të fitonte penallti duke simuluar kundër Luksemburgut
Cristiano Ronaldo ishte protagonist në fitoren e thellë të Portugalisë kundër Luksemburgut në takimin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Kombëtarja e Portugalisë triumfoi 0:6 kundër Luksemburgut të dielën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për Grupin J, shkruan lajmi.net. Ylli portugez i futbollit kontribuoi me dy gola në këtë fitore të lehtë të ish-kampionëve evropian.…

Sport
Cristiano Ronaldo ishte protagonist në fitoren e thellë të Portugalisë kundër Luksemburgut në takimin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja e Portugalisë triumfoi 0:6 kundër Luksemburgut të dielën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për Grupin J, shkruan lajmi.net.
Ylli portugez i futbollit kontribuoi me dy gola në këtë fitore të lehtë të ish-kampionëve evropian.
Përkundër dy golave, Ronaldo tentoi të realizonte edhe më shumë, madje të shënonte edhe nga penalltia, të cilën tentoi ta fitonte duke simuluar.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku shihet futbollisti i Al Nassr teksa u rrëzua në zonë pa pasur kontakt fillestar me mbrojtësin Maxime Chanot.
Më poshtë mund ta shikoni videon./Lajmi.net/
I will never understand Ronaldo
How can you dive like this while being an all time great… pic.twitter.com/4Q0hvzb73w— Georgi🇧🇬 (@ItzzABC) March 26, 2023