Ronaldo ‘në flakë’ – nuk ndalet as nga Amir Rrahmani, shënon gol për të 10-ën ndeshje radhazi në Serie A

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, po kalon në një formë spektakolare.

Sport

08/02/2020 22:15

Ronaldo ka rigjetur forcat e tij për të bërë një sezon të madh, duke treguar se ai nuk ka marrë fund akoma.

Ronaldo gjeti golin në ndeshjen që Juventus po e luan në udhëtim te Verona, në minutën e 64’ të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Ai arriti të fitonte një duel një kundër një me Rrahmanin, për ta dërguar topin në rrjetë.

Me këtë gol, Ronaldo arrin të shënojë në 10 ndeshje radhazi në Serie A. Formë spektakolare. /Lajmi.net/