Ronaldo, në ekipin e dështakëve të Botërorit

Cristiano Ronaldo është pjesë e dështakëve të fazës së grupeve të Botërorit. Gjiganti Eurosport e ka publikuar ekipin më të dobët të këtij kompeticioni, ku gjenden emra të njohur të futbollit botëror.

Sport

28/06/2014 15:41

Cristiano Ronaldo pati paraqitje të zbehtë në Botërorin e Brazilit. Dhe, kjo u vërejt nga të gjithë.

Prandaj, ylli portugez është përfshirë në ekipin e dështakëve të fazës së grupeve të Botërorit, të cilin e ka publikuar Eurosport.

Ekipi më i dobët i Botërorit

Portier

Igor Akinfeev (Rusi)

Mbrojtës

Sergio Ramos (Spanjë)

Pepe (Portugali)

John Boye (Ganë)

Leighton Baines (Angli)

Mesfushorë

Alex Song (Kamerun)

Wilson Palacios (Honduras)

Steven Gerrard (Angli)

Andres Iniesta (Spanjë)

Sulmues

Cristiano Ronaldo (Portugali)

Diego Costa (Spanjë)