Ronaldo në Botëror, Ibra në shtëpi

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia do të marrin pjesë në Kampionatin botëror 2014, kurse Zlatan Ibrahimovic dhe Suedia do ta shikojnë garën nëpërmjet televizorit. Ronaldo – i cili kishte shënuar golin e fitores 1:0 në duelin e parë të barazhit në Lisbonë – shënoi het-trik në fitoren tjetër të Portugalisë që mposhti Suedinë 3:2 dhe siguroi…

Sport

19/11/2013 21:41

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia do të marrin pjesë në Kampionatin botëror 2014, kurse Zlatan Ibrahimovic dhe Suedia do ta shikojnë garën nëpërmjet televizorit.

Ronaldo – i cili kishte shënuar golin e fitores 1:0 në duelin e parë të barazhit në Lisbonë – shënoi het-trik në fitoren tjetër të Portugalisë që mposhti Suedinë 3:2 dhe siguroi kualifikimin për në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.

Ronaldo kaloi mysafirët në epërsi pas 50 minutash lojë, kurse rezultatin e barazoi Ibrahimovic në minutën e 68-të.

I njëjti futbollist realizoi sërish duke e kaluar Suedinë në epërsi 2:1 pas golit nga goditja e lirë në minutën e 72-të.

Mirëpo, pikërisht atëherë kur vendasve iu shtuan shpresat e kualifikimit, Ronaldo ia shoi ato me dy gola të shpejtë në kundërsulme në minutat 77 dhe 79.

Portugalia siguroi biletën për në Brazil, kurse Suedia dhe Ibrahimovic përfunduan në shtëpi.