Ronaldo ndan miliona euro pas tërmetit në Nepal

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur që të ndajë 7 milionë euro për të prekurit në tërmetin e fundit në Nepal, ku mbetën të vdekur me mijëra njerëz.

Sport

08/05/2015 19:52

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur që të ndajë 7 milionë euro për të prekurit në tërmetin e fundit në Nepal, ku mbetën të vdekur me mijëra njerëz, shkruan revista franceze, “So Foot”.

Reprezentuesi portugez njihet për gjeste humanitare, por kësaj radhe e ka vërtetuar edhe një herë tjetër se është një person i madh.

Deri më tani nuk është raportuar asgjë, nëse Leo Messi ka dhuruar ndonjë donacion apo jo.